Pa ndërhyrje njerëzore dhe për shkak të mënyrës ekzotike të krijimit, ishulli është shndërruar në “kuriozitet ekologjik” për shkak të farave, të cilat atje i kanë sjellë rrymat detare
Ishulli vullkanik Surtsey, në jug të Islandës, është krijuar mes viteve viteve 1963 e 1967 gjatë një erupcioni vullkanit i cili ka filluar në nëntor të vitit 1963 dhe ka zagjtur tri vite e gjysmë.
Erupcioni ka zgjatur deri më 5 maj të vitit 1967, kur ishulli ka arritur maksimumin e tij prej 2,7 kilometrash katrorë, e që atëherë erozioni ka shkaktuar që ishulli në kontinuitet zvogëlohet. Në vitin 2012 ka pasur 1,3 kilometra katrorë, ndërsa majën më të lartë e ka 155 metra mbi nivelin e detit.
Pa ndërhyrje njerëzore dhe për shkak të mënyrës ekzotike të krijimit, ishulli është shndërruar në “kuriozitet ekologjik” për shkak të farave, të cilat atje i kanë sjellë rrymat detare e erërat, dhe tash është shtëpi e mykut, kërpudhave, bimëve, 89 lloje zogjsh, dhe 335 lloje të pakurrizorëve.
Ishulli ndodhet 32 kilometra larg bregut jugor të Islandës, dhe është i hapur vetëm për disa shkencëtarë, të cilët kanë marrë leje për të punuar në laboratorin e tyre.
Vullkanologët ishullin e kanë shqyrtuar gjatë erupcionit, ndërsa më të kanë mbetur të mahnitur botanikët e biologët, transmeton gazetametro.net.
Një grup të zgjedhurish vëçanërisht flenë në një shtëpizë, me vetëm disa shtretër dhe një radio për zor, të cilin e furnizon energjia diellore.
Ata kontrollohen detajisht para ardhes në mënyrë që me vete të mos sjellin ndonjë farë “të huaj”, ndërsa pasi të shkoinë, bunkeri i tyre rrënohet.
Në një rast fekaliet njerëzore nuk janë shkatërruar mjaftueshëm, kështu prej tyre është rritur një domate, e cila po ashtu – është shkatërruar.
Ata që provojnë të udhëtojnë këtu arrestohen. Disa fëmijë njëherë kanë vjedhur një lundër dhe kanë vendosur që në ishull të mbjellin patate. Të mbjellat janë shkatërruar, ndërsa ata janë dënuar ashpër.
Te Surtsey është me rëndësi që diçka që përndryshe “lind” për miliona vjet, këtu është krijuar për pesëdhjetë vjet.
Kanjonë, kreshta, plazhe e sedimente janë krijuar në afat paimagjinueshëm të shkurtër. Biologët po ashtu janë të habitur se si kaq shpejt e me efikasitet bimët, kafshët e zogjtë e kolonizojnë Surtseyn.
“Tashmë kemi sistem të plotë atje”, thotë Instituti Islandez për shkenca të natyrës.
Mu për shkak të kësaj pasurie biologjike, për të cilën Darwini vetëm ka mundur të ëndërrojë, çdo qajse e pa autorizuar sanksionohet ashpër.