Ishte kidnapuar, gjendet trupi i Nezir Shabanit pas 22 vitesh

429

Është gjendur trupi i Nezir Shabanit nga Shipoli, i cili 22 vite më parë ishte kidnapuar dhe më pas vrarë nga policia kriminale serbe.

Njoftimin për gjendjen e eshtrave të Nezir Shabanit e kanë bërë familjarët e tij në rrjetet sociale.

Ata me ç’rast kanë njoftuar edhe për ceremoninë mortore.

Neziri do të varroset në varrezat e dëshmorëve në Shipol.