Bëhet fjalë për garën e vrapimit të kampionatit të universiteteve në SHBA në vitin 2008. Atletja Heather Dorniden po udhëhiqte në garën e vrapimit 600 metra një xhiro para përfundimit, por në një moment papritur u rrëzua, transmeton GazetaMetro.net
Garueset tjera kaluan mbi të dhe vazhduan të vrapojnë drejt cakut. Mirëpo, Heather nuk hoqi dorë. Ajo ngrit shpejt në këmbë dhe vazhdoi të ndiqte kundërshtaret të cilat i kishin ikur 30 metra që i bie se kishin mbetur më pak se 400 metra për tu vrapuar. Në fund ajo la gojëhapur të gjithë të pranishmit në stadium, duke e fituar garën në hapin e fundit.