Një tjetër tragjedi është shënuar sot një Shqipëri. Sipas informacioneve mësohet se një i ri ka humbur jetën në Dibër, pasi është mbytur në lumin Drin të zi. Viktima është identifikuar si Edison Zuna, 18 vjeç.
Ky i fundit po bënte raftin me tre shokë të tjerë. Dyshohet se 18-vjeçari ka rënë nga varka dhe më pas është mbytur. Rrjedha e lumit e ka marrë me vete për 6 km, duke e nxjerrë në fshatin Selane. Policia e Dibrës ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e mbytjes së të riut.
Më herët gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dhe dy ngjarje të tjera të rënda. Në orët e para të mëngjesit u gjetën të mbytur në lumin Buna. Ndërkohë në mesditë një 30-vjeçar u mbyt në Vjosë teksa po lahej më disa shokë. Nga ana tjetër tragjik ka rezultuar dhe sezoni turistik, pasi në det këtë vit kanë humbur jetën 8 turistë.