Një vajzë është treguar mjaft e zgjuar, pasi ka arritur t’i shpëtojë dënimit me vdekje duke blerë spermën e një 27-vjeçari. Nguyen Thi Hue pagoi 1600 dollarë për të blerë spermën, të cilën më pas e përdori për të ngelë shtatzënë. 43-vjeçarja nga Vietnami ishte dënuar me vdekje për trafik droge, por ajo ngeli shtatzënë duke i shpëtuar dënimit. Sipas ligjit vietnamez, gratë shtatzëna dhe nënat, fëmijët e të cilave janë nën 3 vjeç, nuk mund të dënohen me vdekje ndaj kjo është një taktikë e njohur në vendin aziatik. Kështu, gruaja detyroi autoritetet t’i hiqnin dënimin me vdekje, falë veprimit të saj të mençur.