ISHP: Zvogëlohet numri i rasteve të reja me Kovid-19, rritet numri i të shëruarve dhe i të vdekurve

117

Shkup, 20 janar – Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik në periudhë nga 11 deri më 17 janar janë testuar gjithsej 14.111 materiale në laboratorët në të cilët zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-CoV-2 me rritje prej 8,4 për qind në krahasim të javës së kaluar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Janë regjistruar 2.397 raste të reja pozitive prej 34 qyteteve në shtet me ulje prej tre për qind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=1.089; 45,4 për qind) me incidencë javore – 176,3/100.000. Incidenca më e lartë javore prej 238,5/100.000 është regjistruar në Resnjë.

Përqindja e rasteve pozitive të testuara në periudhën e raportimit lëvizë prej 11 deri në 19 për qind, mesatarisht 16 për qind, që paraqet ulje prej tre për qind në krahasim me javën e kaluar.

Janë regjistruar persona të prekur në të gjitha grup-moshat. Më i përfaqësuar është grupmosha e personave të moshës mbi 60 vjeç (n= 631, 26,3 për qind). Numër i madh i personave të prekur është regjistruar edhe tek personat në grup moshat prej 40 deri në 49 vjeç (n=446; 18,6 për qind), nga 30 deri në 39 vjeç (n=422; 17,6 për qind), nga 50 deri në 59 vjeç (n=403; 16,8 për qind) dhe nga 20 deri në 29 vjeç (n=352; 14,7 për qind). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët e moshës deri në nëntë vjeç (n=31; 1,3 për qind) dhe nga 10 deri në 19 vjeç (n=112; 4,7 për qind).

Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, si të shëruar udhëhiqen 5.785 persona të cilët janë hospitalizuar ose në mjekim shtëpie, që është për 29,7 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.

Në periudhën e raportimit, janë paraqitur 79 raste të vdekjes nga 23 qytete, me rritje prej 6,8 për qind në krahasim me javën e kaluar. Lidhur me moshën, 62 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, 13 persona të moshës prej 50 deri në 59 vjeç, tre persona të moshës prej 40 deri në 49 veç dhe një person prej 30 deri në 39 vjeç.

Raporti detajues i Institutit për Shëndet Publik për gjendjen me Kovid-19 për periudhën prej 11 deri më 17 janar, si edhe gjendja kumulative publikohet në ueb faqen e Institutit për Shëndet Publik: http://iph.mk/.