Shkup, 22 nëntor – Në Republikën e Maqedonisë, sipas Entit shtetëror të statistikës, në vitin 2016 ka pasur 162 024 fëmijë në moshë nga 0 deri më 6 vjet dhe 308 811 fëmijë në moshë nga 7 deri në 19 vjet. Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë çdo vit përgatit një raport përmbledhës për mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve nga 0 deri më 6 vjet. Në këtë Raport janë të përfshira të gjitha qytetet dhe fshatrat në të gjithë vendin. Sipas Raportit të fundit për vitin 2016 me kontrolle sistematike janë përfshirë 60 743 fëmijë në moshë nga 0 deri më 6 vjet dhe janë realizuar 31 639 vizita kontrolluese. Në këshillimore janë vizituar 64 198 foshnja deri më 1 vjet, ndërsa këshillimoret i kanë vizituar edhe 47 229 fëmijë të tjerë, njofton KOHA.
Në ordinancë tek mjeku në vitin 2016 për vizitë janë drejtuar 167 877 fëmijë në moshë nga 0 deri më 6 vjet. Nga Raporti mund të shihet se në vitin 2016, 3403 e kanë vizituar psikologun, ndërsa në logoped kanë qenë 1 815 fëmijë. Krahasuar me vitet e kaluara, nuk ka ndonjë ndryshim të madh kur bëhet fjalë për kontrollet e fëmijëve të vegjël.
Nuk ka të drejta më pak ose më shumë të rëndësishme, ato nuk kanë hierarki. Çdo e drejtë në situatë të caktuar mund të bëhet më e rëndësishme për ndonjë fëmijë në veçanti ose në mjedisin ku jeton. Gjithsesi, të drejtat e fëmijëve nuk nënkuptojnë liri absolute që ata të bëjnë ç’të dëshirojnë. Esenca e të drejtave të fëmijës është që t’ju sigurojë jetë dhe zhvillim në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, ku do mund t’i realizojnë potencialet e tyre dhe të japin kontributin e tyre për shoqërinë si fëmijë dhe si të rritur.