Shkup, 18 janar – Javën e kaluar (nga 8 janari e deri më 14 janar), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 428 raste të reja të të sëmurëve nga gripi, që është rritje për 74 për qind krahasuar me javën para saj (nga 1 janari e deri më 7 janar) kur ishin regjistruar 246 persona të sëmurë, theksohet në raportin që në faqen e internetit sot e publikoi Instituti i Shëndetit Publik.
Nga Instituti theksojnë se në krahasim me sezonin e kaluar kur janë regjistruar 5.475 raste, ekziston ulje e dukshme të numrit të të sëmurëve në javën e dytë, që arrin 92,2 për qind.
Numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën më të madhe prej 15-64, ndërsa incidencë më e madhe është regjistruar tek më të vegjlit – fëmijë të moshës prej 0-4 vjet.
Këtë javë numër më i madh i të sëmurëve – 125 janë paraqitur nga rajoni i Njësisë rajonale Gostivar, ndërsa incidencë më e madhe është regjistruar në rajonin e Njësisë rajonale Dibër (108,1/100.000 banorë).
Në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura të ngjashme me gripin arrin 1.756. Numri i regjistruar i rasteve është më i vogël për 94 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë nga sezoni i kaluar nga sezoni i kaluar (29.318).
Këtë sezon numër më i madh i personave të sëmurë – 408 janë regjistruar në Njësinë rajonale Gostivar dhe 269 në Qendrën e Shëndetit Publik Tetovë, ndërsa incidencë më e madhe është regjistruar në Njësinë rajonale Dibër.
Gjatë javës së dytë të sivjetmë, në laboratorin virologjik të Institutit të Shëndetit Publik janë testuar 16 materiale për grip. Nga materialet e testuara, gjashtë janë pozitivë për prezencë të virusit të influencës – dy influenca A (H1N1) pdm dhe katër influenca B.