Shkup, 10 janar – Nga 28 dhjetori deri më 3 janar në shtet janë paraqitur 24 të prekur nga gripi, thuhet në raportin që në ueb faqen e tij e publikoi Instituti i Shëndetit Publik.
Nga të prekurit 15 janë nga Dibra, pesë nga Kërçova, dy nga Strumica dhe nga një nga Kumanova dhe Prilepi.
Në raport me shpërndarjen sipas moshës, 11 persona janë të moshës prej 15 deri 64 vjeç, ndërsa incidencë më e lartë (4,3/100.000) është regjistruar tek më të vegjlit, fëmijë deri në moshën katërvjeçare.
Në sezonin 2020/2021 numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi është 379, që është për 54,2 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë sezonin e kaluar kur kishte 828 të prekur dhe 70,1, për qind m pak në raport me lakoren tipike sezonale (n=1.266).
Për sezonin 2020/2021, Ministria e Shëndetësisë furnizoi vaksinë katërvelentëshe falas me sasi të përgjithshme prej 40.000 dozash, e dedikuar për grupet prioritare të popullatës.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për shëndetësi elektronike, nga fillimi i vaksinimit, ndërsa bashkë me përmbylljen e këtij raporti janë vaksinuar gjithsej 28.075 persona nga kategoritë e rrezikshme të popullatës me vaksinat falas. Bashkë me 3 janarin janë vaksinuar gjithsej 37.221 persona me vaksinë falas.
Doza shtesë të vaksinës janë furnizuar nga qendra e shëndetit publik, si vaksina për popullatën tjetër e cila nuk u takon grupeve të lartëpërmendura dhe ato mund të merren për kompensim të caktuar financiar si vaksina komerciale. Lidhur me vaksinat komerciale, në pajtim me të dhënat në dispozicion nga raporti i qendrave për shëndet publik, janë vaksinuar 8.993 persona prej të cilëve 139 në periudhën nga 28 dhjetori deri më 3 janar.
Bashkë me 3 janarin në shtet vaksinë kundër gripit kanë marrë 46.124 persona.