Shkup, 30 tetor – Gjatë javës së kaluar (21.10 – 27.10.2017) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar dy raste të reja të fruthit me ç’rast numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 19 raste.
Sa i përket vendbanimit, 10 persona (52,6%) janë nga Maxhari, dy nga Çairi, dhe nga një person në Kondovë, Shuto Oriare, Kisella Vodë dhe Butel.
Dy persona janë me vendbanim në Strugë dhe Prilep, por që përkohësisht janë duke banuar në Shkup. Një nga personat e regjistruar është shtetas i huaj nga Kosova.
Simptomat te rastit i parë i raportuar janë paraqitur më 15.09.2017. sipas të dhënave me të cilat disponon ISHP, gjatë muajit shtator janë regjistruar 12 (63,1%) raste, ndërsa gjatl muajit tetor janë regjistruar 7 raste. Rastet e para janë regjistruar në javën e 37, ndërsa numri më i madh i rasteve (n=7) janë regjistruar në javën e 39. Gjatë javës se 41 janë sëmurë 5 persona ndërsa rasti i fundit është regjistruar më 24.10.2017.
Sa i përket moshës të të prekurve nga fruthi, 2 raste janë në moshë nën 1 vjet, që nuk i janë nënshtruar vaksinimit të detyrueshëm. Numri më i madh i të sëmurëve (n=7) i përkasin grupmoshës 1-4 vjet, 5 persona janë në moshë mbi 30 vjet, 2 persona janë në moshë nga 5-9 vjet, dhe nja një person bën pjesë në grupmoshat nga 10-14 vjet, 15-19 vjet, 20-29 vjet .
Më 25.09.2017, QSHP Shkup raportoi për epidemi të fruthit në territorin e komunës Gazi Babë.
Sa i përket vaksinimit, nga të gjithë të sëmurët nga fruthi (n=19), 73,7%, gjegjësisht 14 persona janë në moshë deri më 29 vjet dhe nuk janë të vaksinuar. 4 nga të sëmurët janë vaksinuar me nga një dozë MRP gjatë fushatës së zbatuar në 23.09.2017, 2-5 ditë para se të sëmuren. Nga 5 të sëmurët mbi 30 vjet, 4 persona janë vaksinuar me nga një dozë të vaksinës, ndërsa 2 me dy doza. Nga ato 4 janë punonjës shëndetësor ose persona të cilët punojnë në institucion shëndetësor e që kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga fruthi.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara (n=19), 18 janë konfirmuar në laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare oranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa vetëm një rast është diagnostikuar në KIBFS.
Në klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve afebrile në Shkup janë shtruar 14 (73,6%) nga të sëmurët , një person është shtruar në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve. Vetëm tek dy raste tek grupmosha 1-4 vjet janë regjistruar ndërlikime në formë të pneumonisë. 4 personat të cilët nuk janë shtruar në spital i përkasin grupmoshës mbi 30 vjet.