Braziliani tregon se në kohën kur ishte te Sevilja shumë klub të mëdha ishin vënë pas tij. Liverpuli ishte shumë afër që të nënshkruajë me lojtarin, or nuk e bëri, e pas dy vitesh ai u bashkua me Barcelonën.
“Kam pasur marrëveshje me Liverpulin. Por për një arsye që nuk e di unë marrëveshja në fund dështoi, dhe unë nuk isha i involvuar në bisedime. Kam pasur tjerë njerëz që kanë punuar për mua atëherë. E njëjta gjë ndodhi më vonë me klub si Çellsi dhe Real Madridi. Natyrisht, pastaj të gjitha zhvillimet shkuan në të mirë të Barcelonës, por gjithashtu edhe për mua, pasi e isha në gjendje ta shkruaj një histori mahnitëse në ‘Camp Nou’”, u shpreh Alves.
Alves ishte edhe një herë shumë i lidhur me një lëvizje në Angli gjatë kësaj verës, me Mançester Sitin që e kërkonte. Por gjigantët francez të Paris Sen-Zhermen, i mposhtën të gjithë duke e marr falas nga Juventusi. Ai ka një kontratë të vlefshme për dy vite te PSZH, por ka dëshirë që të luajë një ditë në Ligën e Kampionëve. “Unë ende e kam këtë ambicie. Por nuk e di nëse do të ndodhë. Unë mendoj se ka shumë gjëra për të bërë këtu te PSZH”, deklaroi Alves.