Ish zëdhënësi i Stano zë vendin e Koçijanciç

Bruksel, 2 dhjetor – Ish-zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake Peter Stano, do jetë njeriu që do zëvëndësojë Maja Koçijanciç, duke marrë detyrën e zëdhënësit të ri të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ndërsa Ana Pisonero do të jetë zëdhënësja e re e Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, hungarzit Oliver Varhely.

Stano më parë ka punuar si zëdhënës për zgjerimin e BE-së dhe portofolin e politikave të fqinjësisë, të udhëhequr nga ish-komisioneri çek i BE-së, Stefan Fule. Ndërsa Pisaro më parë ka punuar si gazetare në Europa Press. Ish-zëdhënësja e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Koçijançiç ka marrë përsipër anëtaren e kabinetit dhe këshilltaren e komunikimit, për Oliver Varhely.

Pisonero tha të hënën se qëllimi i Komisionit të ri Evropian është të afrojë Ballkanin Perëndimor më pranë Bashkimit Evropian. Komisioni i ri Evropian, i udhëhequr nga Presidentja Ursula von der Leyen, filloi mandatin e tij 5-vjeçar në 1 dhjetor.(koha.mk)