Patrice Evra ka treguar edhe njëherë se është qesharak pasi publikoi një video në Instagram, ku shihet ai i veshur me veshje të femrave dhe duke vallëzuar. 37-vjeçari kishte veshur një veshje të çuditshme dhe ka dalur me një fshesë duke pastruar dhomën e tij. Natyrisht, me këtë veshje ai nuk mund të kandidojë për postin e drejtorit sportiv te Manchester United.
😂🕺 Patrice Evra has officially lost it…
📱 Insta: patrice.evra#MUFC pic.twitter.com/3TrnGk5qiV
— The Sportsman (@TheSportsman) May 6, 2019
Sipas “The Times”, Evra është njëri prej ish-yjeve të Manchester Unitedit që janë të lidhur me këtë post. Manchester United synon t’i sjell në klub disa nga ish-yjet e skuadrës pas ardhjes tashmë të Ole Gunnar Solskjaer si trajner dhe emërimit të Michael Carrick si anëtar i stafit teknik.