Ish ylli i Real Madridit, Fran Sol është diagnostifikuar me kancer. Klubi i tij aktual, Willem ll ka njoftuar se ai iu ka nënshtrua sot një operacioni në mëngjes për ta luftuar kancerin, andaj ditëve në vazhdim do të ofrojnë informata shtesë për gjendjen e tij.
“Fran Sol sot në mëngjes i është nënshtruar një operacioni, pasi është diagnostifikuar me kancer”, thuhet në njoftimin e Willem ll, transmeton ORAinfo. “Në fillim ishte lokalizuar një tumor që duhet të hiqet më parë ai, më pastaj do të bëhet edhe operacioni për ta larguar kancerin. Ne i dëshirojmë sukses në operacion dhe të na bashkëngjitet sa më shpejtë”, thuhet më tej në njoftimin e Willem ll.