Ish-basketbollisti i Boston Celtics, Cleveland Cavaliers, Dallas Mavericks dhe Seattle SuperSonics, Delonte West, i cili i fitoi më shumë se 16 milionë dollarë, është incizuar duke u rrahur në rrugë nga një person.
Në një video të publikuar online, Delonte West tregon se atij i ishte afruar një person me armë, përderisa kishte qenë duke ecur rrugës, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Megjithatë, kur u pyet të japë më shumë detaje për incidentin, Delonte vazhdimisht thoshte: “S’më intereson”, para se të fillonte të ankohej për diçka që ishte e vështirë të merrej vesh.
Pas klipit, shumë yje në botën e basketbollit postuan në rrjetet e tyre sociale, duke u kërkuar NBA dhe të gjithë personave t’i dalin në ndihmë Westit, për të cilin thuhet se ka probleme mendore dhe është i pastrehë.
Gjendja e Westit ishte bërë shqetësuese për tifozët fillimisht para katër vjetëve, kur ai ishte parë duke ecur rrugëve të Houstonit zbathur. Kur ishte pyetur se a është Delonte West, ai kishte thënë: “Kam qenë ai, por s’po e jetoj më atë jetë”.
Disa ditë më vonë, shkaku i sjelljes së tij jashtë një klubi striptizmi dhe në një ndeshje basketbolli të fëmijë, vëllai i tij Dmitri kishte bërë të ditur se West po vuante nga çrregullime mendore.
Më vonë, West ishte parë duke ecur në një rrugë në Maryland, duke i nxitur spekulimet se ai është i pastrehë.
https://twitter.com/i/status/1219409909827149825
Apparently Delonte West was seen getting beat up in the street this Morning. I went to school with him and it’s crazy to see just how his life has gone downhill since the NBA. pic.twitter.com/chm6Sbu9h6
— Measha⚡️ (@N90sKindOfWorld) January 20, 2020