Lajme të këqija për botën e futbollit: Gigi Simoni është shtruar në repartin e terapisë intensive të Spitalit Cisanello të Pisa-s. Sipas Ansa-s, ish-trajneri i Inter-it është ndier keq në shtëpinë e tij në San Piero. Gjendja e tij është kritike.
80-vjeçari Simoni është një nga figurat historike të futbollit italian dhe, pavarësisht se ka kohë që është tërhequr, ka vazhduar të ndjekë futbollin dhe të marrë pjesë në debatin publik.
Pas një karriere të mirë si futbollist, me një Kupë Italie të fituar me fanellën e Napoli-t, dhe një kampionat në Serinë B me Genoa-n, ai ka pasur sukses në drejtimin e Cremonese-s dhe Inter-it, ku ka fituar Kupën UEFA dhe Stolin e Artë në sezonin 1997/98.