Ish të punësuarit e OHIS-it në protestë para Qeverisë

Shkup, 6 nëntor – Ish të punësuarit e OHIS-it sot protestojnë para Qeverisë dhe kërkojnë pagesë lineare të 24 pagave të mbetura.

Siç thonë, kanë pranuar vendim gjyqësor për pagesën e tetë pagave me interes, si dhe për pagesën e 16 pagave të mbetura pa interes, ndërsa kanë marr vendim për pagesë paraprake të pagave në vlerë prej një deri 32 për qind nga vlera të cilën ua kanë borxh pa marr parasysh se nga cila SHPKNJ janë.

Theksojnë se janë ish punëtorë – tepricë teknologjike dhe theksojnë se pagat e mbetura i kanë për periudhën prej vitit 2003, ndërsa, siç thonë, iu ishte premtuar se do t’iu paguhen plotësisht pas shitjes së OHIS-it për çka janë marrë 7,1 milionë euro, prej të cilëve iu ishin premtuar 5,1 milionë euro se do të dedikohen për pagesën e pagave të mbetura.

Për momentin korsia e trafikut  në afërsi të Qeverisë është i mbyllur për komunikacion dhe policia e mbikëqyrin komunikacionin,  përderisa në korsinë tjetër të komunikacionit komunikacioni po zhvillohet normalisht.