Jose Mari dikur ishte një sulmues i spikatur i ekipi italian Milan. Por, pasi u pensionua prej futbollit, ai i është nënshtruar ndryshimit prej një lojtari truphollë në një Bodybuilder plot muskuj. QË prej vitit 2013 kur e la futbollin, spanjolli ka filluar me ngritjen e peshave dhe tani ka një fizik krejt ndryshe. Atij i pëlqejnë ushqimet plot proteina e poashtu edhe pijet të cilave u shtohet proteina në formë pluhuri. Jose Mari ishte paraqitur 52 herë në fanellën e AC Milan, e kishte luajtur edhe për ekipet spanjolle Sevilla, Villareal e Atletico Madrid.