Ish-sulmuesi i Ajaxit e këshillon Van de Beekun: Duhet të transferohesh në Liverpool

21

Donny Van de Beek është shumë pranë transferimit në La Liga te Real Madridi. Mesfushori i talentuar holandez ka pranuar se është në negociata me klubin madrilen. Reali pritet të paguajë rreth 60 milionë euro te Ajaxi për ta rrëmbyer mesfushorin ofensivë. E për këtë transferim të mundshëm ka folur edhe ish-sulmuesi danez i Ajaxit, Keneth Perez.

Donny Van de Beek

“Për mua largimi i Van de Beek më shumë është humbje për Ajaxin se sa pasuri për Realin”, pohon Perez.

Perez e ka këshilluar reprezentuesin holandez që t’i bashkohet Liverpoolit për t’u rritur edhe më shumë si futbollist.

“Unë do ta këshilloja atë që të nënshkruante me Liverpool, le të merr shembullin e Wijnaldum”, deklaroi Perez për Fox Sports.

Comments are closed.