Ish-sportisti ekzekutohet me kallashnikov pas një konflikti për tokën

159

Ish-luftëtari i arteve marciale Shamil Abdulmuslimov është vrarë dje me armë nga dy sulmues të armatosur me kalashnikovë në Khasavyurt të Dagestanit pas një konflikti për një parcelë toke.

25-vjeçari Abdulmuslimov, i cili ka regjistruar 11 fitore e 4 humbje në disiplina të ndryshme, u sulmua pas konliktit me një babë e bir të zonës.

Mediat lokale identifikonin vrasësit si Murgamudin Muradisov dhe i biri i tij të cilët u përfshinë në një përplasje të ashpër me ish-luftëtarin në një restorant publik.

Por Muradisov ishte kapur më pas në kamera që ishte kthyer i armatosur me një pushkë automatike Saiga-12, seri e Kalashnikov.

Pasi përplas makinën e tij Murgamudin shihet që hyn i tërbuar në restorantin ku qëndron Abdulmuslimov dhe hap zjarr pa paralajmerim ndaj ish-sportistit, ndërsa më tej vazhdon duke goditur me qytën e armës shoqërues të tij.

Muradisov nuk tenton të fshihet apo të largohet kur arrestohet nga policia në restorant. Nuk është ende e qartë nëse Abdulmuslimov, vdiq në skenë.

Dagestani njihet për lindjen e shumë boksierëve dhe mundësave me origjinë çeçene, siç është Artur Beterbiev, i lindur në Khasavyurt, rreth 100km larg kryeqytetit të Dagestan, Makhachkala. Kjo e fundit ka prodhuar dhe kampionin aktual të kategorisë UFC, Khabib Nurmagomedov.