Ish prokurorja Sevdari: Procesi i vetting-ut ka të meta të mëdha

Tiranë, 24 tetor – Sonte në pjesën e dytë të emisionit Open në Top Channel u fol për reformën në drejtësi.

Ish-Prokurorja dhe ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdari hodhi akuza të forta mbi procesin e vetingut në drejtësi.

“Unë kam dalë gabimisht nga sistemi. Procesi është më shumë të meta. Cilësia e reformës shikohet nga personat të cilën e bëjnë aty. Procesin e drejtojnë persona që kanë bërë shkelje ligji më herët”- tha Sevdari.

Ndërhyri avokati Ngjela duke thënë se vetingun e monitorin OMN-ja dhe nuk mund të hedhim akuza nga ndërkombëtarët.

Sevdari iu kundëpërgjigj Ngjelës duke i thënë se OMN-ja më ka mbështetur.

A keni frikë nga kjo lista e ShBA-së pasi i drejtohet edhe sistemit të drejtësisë?- e pyeti Eni Vasili, ish- prokuroren.

“Unë kam qenë një nga prokuroret më të ndershme në Shqipëri. Nuk ka frikë aspak”- tha ish-prokurorja Antoneta Sevdari.(koha.mk)