Ish presidentja koreano-jugore dënohet me 20 vjet burg

38

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut ka ndryshuar sot vendimin e mëhershëm për ish-presidenten Park Geun-hye, me akuzat e korrupsionit, përvetësimit e influencimit, duke e dënuar me 20 vjet burg.

68-vjeçarja ishte dënuar më herët me 15 vjet burg por duke marrë parasysh akuza të shtuara, kryesisht për ushtrim të influencës së paligjshme, u shtuan edhe pesë vite burg dhe një gjobë prej $15 milionë.

Në gusht 2019 gjykata e lartë e Seulit urdhëroi rivlerësimin e çështjes së Park, e cila ishte dënuar bashkë me mikeshën e saj Choi Soon-sil, për zhvatje rryshfeti nga korporata të mëdha duke përfshirë Samsung dhe shërbimet e inteligjencës së vendit.

Comments are closed.