Ish-presidenti i SHBA –ve Jimmy Carter iu është nënshtruar një operacioni për shkak të thyerjes së një legeni.
Kjo ndodhi pas një aksidenti që ai pësoi ku ishte rrëzuar në shtëpinë e tij në Gjeorgji, thotë zyra e tij, njofton Klan Kosova. 94 vjeçari, ish-presidenti i SHBA-së, më i vjetri i gjallë, ishte në rrugën e tij për të shkuar në gjueti kur ai u rrëzua.
Carter është duke u shëruar në mënyrë të qetë në një qendër mjekësore në Americus, pranë shtëpisë së tij në Plains, me gruan e tij, Rosalynn, thuhet në një deklaratë. Kirurgu i tij u citua të thoshte se operacioni ishte i suksesshëm.
Jimmy Carter shërbeu si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1977 deri më 1981.