Ish presidenti i Perusë arrestohet në SHBA

Lima, 17 korrik – Ish presidenti i Perusë, Alehandro Toledo është arrestuar në SHBA pas lëshimit të një urdhër arresti, njoftoi Zyra e  prokurorit publik në Limë.

Toledo, i cili në Peru konsiderohet si i arratisur, refuzoi që ta respektojë vendimin e  gjykatës lokale dhe të kalojë 18 muaj në arrest para  gjykimit nën akuzën për gjoja korrupsion në rast të lidhur me kompaninë braziliane  të ndërtimit Odebreht. Toledo mohon se është fajtor.

Ai ishte president i Perusë  prej vitit 2001 deri në vitin 2006, ndërsa  vitet e  fundit  jetonte në Kaliforni.