Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter është pranuar në spital në Atlanta për shkak gjakderdhjes në tru, gjë që shkaktoi edhe rrëzimin e tij, transmetojnë mediat britanike.
Karter (95), ish-presidenti më i vjetër i Amerikës, pra tre javësh u pranua në spitalin universitar në Emori, pasi pësoi një frakturë të butë gjatë rënies në shtëpinë e tij në Plens, në shtetin federal Xhorxhia. Ai u lëshua nga spitali disa ditë pas incidentit.
Ish-presidenti në maj, gjithashtu, në shtëpinë e tij, e theu kërrllokullën, pas së cilës duhej të operohej. Në vitin 2017 ai u pranua në spital për një kohë të shkurtër për shkak të dehidrimit, ndërsa në vitin 2015 ai u diagnostikua me kancer në lëkurë.
Nuk ka asnjë informacion mbi rrethanat që çojnë deri në pranimin e tij të fundit në spital.