Ish-partnerja e Briatore: Schumacher komunikon vetëm me sy

50

Miichael Schumacher prej shtatë vitesh po kalon momente të vështira, për shkak të një aksidenti që pësoi duke bërë ski. Gjermani, pasi qëndroi për disa kohë në koma, u transferua në shtëpi dhe rreth tij janë të pakta informacionet që janë bërë publike.

Elisabetta Gregoraci, ish-partnerja e Flavio Briatore, ka folur për Shumin në “Grande Fratelli VIP” dhe tregon se ish-kampioni i botës në Formula 1 komunikon vetëm përmes syve.  “Gruaja e tij ka ngritur një spital në shtëpi.

Ai nuk flet, komunikon vetëm me sy. Vetëm tre njerëz mund të shkojnë ta vizitojnë atë dhe unë e di se kush janë ata”, u tregon Gregoraci garuesve në “Grande Fratello VIP”. Aktualisht Schumacer ndodhet në Majorka, ku bashkëshortja e tij Corinna është zhvendosur së bashku me familjen dhe po jeton larg syve të mediave.