Ish-menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort, po akuzohet për komplot si rezultat të mashtrimit të SHBA-ve në marrëdhëniet e tij me Ukrainën. 12 akuzat e ngritura kundër Manafort dhe një nga bashkëpunëtorët e tij të biznesit, Rick Gates, përfshijnë komplotin për pastrim parash, njofton Klan Kosova. Manafort dhe avokati i tij kanë mbërritur në një zyrë të FBI-së në Uashington. Akuzat janë të parat që rrjedhin nga një hetim për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e SHBA 2016-të. Megjithatë, ato nuk kanë të bëjnë me fushatën e z. Trump, por me marrëdhëniet e biznesit të dy ukrainasve deri në vitin 2015, shkruan BBC.