Bisedimet me Serbinë në Bruksel që disa vite që kanë filluar dhe ende nuk kanë një përfundim, për këtë ka shkruar sot edhe ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi.
Palën e Kosovës deri më tani e kanë përfaqësuar zyrtarë të shumtë, e së fundi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas Loshit Kosova ka bërë shumë shpenzime nga ky dialog me Serbinë, ai thotë se nga këto bisedime nuk ka fituar Kosova por vetëm disa persona që kanë qenë pjesë e saj.
Loshi thotë se disa persona kanë fituar shuma të mëdha të parave, duke blerë vetura të shtrenjta e banesa në Prishtinë.
Ndonëse ato kane zgjatur nganjëherë me ditë të tëra, askush nuk i ka llogaritur shpenzimet e mbuluara nga buxheti i shtetit të Kosovës.
Mirëpo, ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka ngritur këtë çështje duke thënë se Kosovës më tepër i kanë kushtuar financiarisht këto takime, se sa ato të luftës kundër Serbisë
Postimi i plotë:
Nuk di a e ka llogaritur dikush se sa i kanë kushtuar Kosovës bisedimet me Serbinë? Njëherë bisedimet e Vjenës, pastaj ato të Brukselit. Ajo që di unë është se anëtarët e delegacionit të Kosovës janë paguar nga buxheti i Kosovës për çdo takim që kanë pasur me delegacionin serb, pavarësisht se të njëjtët janë paguar nga ky buxhet edhe për funksionet që kanë ushtruar në Kosovë. Un? mund të gaboj, por besoj fort se Kosovës më shumë i kanë kushtuar financiarisht bisedimet me Serbinë sesa lufta kundër Serbisë. Dëshiroj që dikush të provojë se jam gabim.Nga këto bisedime dikush ka kursyer në llogaritë e tyre bankare dhjetra mijëra euro, dikush mbi njëqind mijë euro e dikush ka blerë makinë të shtrenjtë, është martuar për së dyti, ka blerë banesë, apo ka ndërtuar ndonjë kat shtëpie në Prishtinë. Të till?t duan që përseri ta bëjnë delegacionin e Kosovës dhe duan që ato bisedime të zgjasin pafundësisht.A ka mundësi që deputetët t’ua bëjnë të pamundshme këtyre zyryarëve të pafytyrë që të pasurohen edhe më tej në fatkeqësinë e Kosovës. Se fatkeqësia numër një është ta kesh Serbinë kojshi, kurse fatkeqësia numër dy është që bisedimeve me Serbinë t’u prijnë njerëzit që për qëllim kanë jo stabilizimin e raporteve me të, as stabilizimin e shtetit të Kosovës, por vetëm stabilizimin e tyre financiar.