Ish-ministri kroat i mbrojtjes Ante Kotromanoviç shpreson që Zoran Milanoviç marrë punën këshilluese, në qoftë se, siç thotë ai, del nga politika, transmeton Koha.mk “Mund të jetë diçka, në qoftë se ai del nga politika, pse mos të arrijnë ndonjë interes të biznesit? Unë shpresoj se do të merr një punë konsultuese,” tha Kotromanoviç duke u përgjigjur në një pyetje të zagrebases N1 nëse Milanoviç do të merr punë këshilluese në Shqipëri. Milanoviç dhe Kotromanoviç së fundmi kanë qëndruar në Prishtinë, ku ata janë fotografuar në një kafe së bashku me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherit ish-kryeministër i Kosovës, Agim Çeku. Kotromanoviç shpjegon se, siç tha ai, e drejtoi Milanoviçin në Prishtinë, kurse theksoi se Çeku e ka “mik të mirë” nga lufta. “Isha poshtë me punë, u mundova të vendos njëfarë bashkëpunimi energjetik”, ka saktësuar Kotromanoviç, tranmeton Koha.mk