Ish-ministri i Shqipërisë vdes nga COVID-19

108

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19. Ai ka vdekur në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, ku po trajtohej për koronavirus, ka bërë të ditur të enjten OraNews.

Marko Bello ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001 deri më 2013. Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv.ministër i Mbrojtjes. Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.