Ish – Ministri i Jashtëm çek: Zeman është President i qëndrimit serb, njohja e Kosovës s’mund të tërhiqet

Pragë, 13 shtator – Ish-ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg, kryetar nderi i partisë liberale-konservatoreTOP 09, ka deklaruar se njohja e Kosovës nga ky vend nuk mund të tërhiqet. Seznam, portal çek i lajmeve, transmetoi një intervistë të shkurtër me Schwarzenbergun, i cili ka qenë ministër i jashtëm kur Çekia ka njohur Kosovën më 2008. Në këtë intervistë ai kundërshton deklaratat e Presidenit Zeman se Çekia duhet ta shqyrtojë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në pyetjen se si e komenton deklaratën e Presidentit Zeman, Schwarzenbergu u përgjigj:

“Nuk është e mundshme. Kur ke njohur ekzistencën e shtetit, mund të mos jeshë i lumtur me qeverinë e tij, mund të bësh luftë me të, por nuk mund të thuash se nuk ekziston më. Në fund të fundit, futbollistët e Kosovës e kanë dëshmuar se ekzistojnë para pak kohe. Ata na i mposhtën djemtë tanë. Nuk di arsye më të fortë për Republikën Çeke.”

Në pyetjen se çka është puna me Presidentin Zeman, ish-ministri i jashtëm përgjigjet:

Ai është kundërshtar i vjetër i Kosovës, siç e dimë, ne ende nuk kemi ambasador në Kosovë e as Kosova te ne, sepse ai nuk e ka nënshkruar këtë ai. Prandaj, ne kemi marrëdhënie të çuditshme. Ai (Zemani) është President i qëndrimit serb, mirëpo për fatin e tij të keq në tashmë e kemi njohur Kosovën. S’është e thënë që ta duam qeverinë e Kosovën, ajo i ka mizat e veta si çdo qeveri, por megjithatë Presidenti ka miq burrështetas që kanë më shumë vdekje në ndërgjegjen e tyre sesa liderët e Kosovës”.

Në pyetjen nëse për mendimin e tij fjalët e Zemanit e mund të kenë efekt negativ në rajon apo në rajonin e Grupit të Vishegradit, Schwarzenbergu tha:
“Paj po, mund të çrregullojë marrëdhëniet diplomatike. Tashmë ka dëmtuar politikën tonë të jashtme, sepse Ministria e Jashtme ka përgatitur për një kohë të gjatë konferencën me Ballkanin Perëndimor. Tash Kosova ka refuzuar të vijë në Pragë pas këtyre fyerjeve, duke ia humbur kuptimin kësaj konference.”

I pyetur nëse Presidenti i ka ardhur në majë të hundës, ish-ministri i jashtëm çek u përgjigj: “Oh jo, e njoh unë. Bile më pëlqen mënyra se si ai hedh valle para hundës tonë (një idiomë e përkthyer gjermane – auf der Nase herumtanzen – që në përkthim të lirë don të thotë ”bën çka të dojë“, veneron redaksia e portalit çek).