Xhejzon Murilo ishte një nga ata mbrojtës tek të cilët klubi i Interit kishte besimin se mund të shndërrohej në të rëndësishme për skuadrën. Në fakt, aventura e kolumbianit me zikaltërit nisi mirë teksa u transferua në vitin 2015, por më pas diçka ndryshoi dhe skuadra pësoi rënie.
Vetë mbrojtësi, i cili tashmë është pjesë e Sampdorias, i huazuar nga Valencia tregon se në vitin e dytë ekipi edhe pse dukej mirë në stërvitje, në fushë asgjë nuk funksiononte. “ Viti i parë te Interi ishte mirë, pësuam një gol në 450 minuta dhe për krishtlindje ishim në vend të parë. Por, më pas nuk e di, mendoj se askush nuk mund ta shpjegoj.
Me shumë mundësi rezultatet e para negative, bënë që të humbnim vetëvlerësimin. Më pas, në vitin e dytë ishte i gabuar prej fillimit. Ndërruam tre trajnerë, dhe nëse shihnim stërvitjen dukej gjithçka në rregull. Por, në ndeshje asgjë nuk funksiononte sipas planit”, tha Murilo.