Ish-mbreti i Spanjës braktis shtetin pas akuzave për korrupsion

32

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, tha se po e braktis Spanjën për të jetuar në një shtet tjetër, vetëm disa javë pasi që u përfshi në një hetim që kishte të bënte me korrupsion.

Në qershor, Gjyqi Suprem i Spanjës hapi hetime mbi përfshirjen e Juan Carlosit në një kontratë për ndërtim të hekurudhave për trena të shpejtë, pasi që kishte pranuar 100 milionë dollarë nga mbreti tashmë i ndjerë i Arabisë Saudite, Abdullah, shkruan Al Jazeera.

Ish-mbreti Juan Carlos, tani është 82 vjeç, ka refuzuar të komentojë akuzat.

Avokati i tij Javier Sanchez Junco tha në një deklaratë të shkurtër të hënën se ish-mbreti kishte kërkuar që të bëhej e qartë se ndonëse do të jetë jashtë Spanjës, do të bashkëpunojë rreth hetimit.

“Ju informoj për vendimin tim që të zhvendosem gjatë kësaj periudhe nga Spanja”, tha juan Carlos në një letër drejtuar birit të tij, Mbretit Felipe, që u publikua në faqen zyrtare mbretërore të hënën.

“Për shkak dinjitetit dhe trashëgimisë që kam lënë pas, detyrohem të veproj kështu”, tha ai pa dhënë detaje se në cilin shtet është duke shkuar.

Comments are closed.