Ish-marins është sulmuesi i cili vrau 12 persona në Kaliforni
Nju-Jork, 8 nëntor 2018 – Sulmuesi i cili vrau 12 persona në kantri barin “Borderllajn” në Thauzënd Ouks, policia amerikane e identifikoi si Ian Dejvid Long (28).
Sherifi lokal në konferencë për shtyp kumtoi se ai ka qenë veteran dhe se ka shërbyer në marinën amerikane. Për policinë ka qenë i njohur që më parë për shkak të disa dënimeve për parkim dhe shkaktim të fatkeqësive në komunikacion.
Dëshmitarët okularë pohojnë se bëhet fjalë për person të bardhë, trupi i të cili ka qenë përplot me tatuazhe. Mediumet amerikane theksojnë se ai në kantri barin ka arritur me automobilin e nënës së tij dhe e ka kryer masakrën. Gjatë sulmit, në bar ka pasur rreth 200 njerëz. Motivi tani për tani nuk dihet, por autoritetet theksojnë se do të marrin më tepër informata pas bastisjes së sotme të shtëpisë së tij.
Dëshmitarë okularë pohojnë se Long, i veshur me të zeza, ka hyrë në bar rreth orës 22:20 sipas kohës lokale dhe menjëherë ka filluar të gjuajë me pushkë të kalibrit 45.
Pas sulmit, ai ka kryer vetëvrasje