Ish mesfushori senegalez i Hajvalisë, Muhamed Veron, ka kopjuar Mario Balotellin, duke shkruar në fanellë mbishkrimin “Why always me” (Pse gjithmonë unë”, me të cilin njihet sulmuesi italian. Veron, që kishte luajtur për një vit në Hajvali, tani po bënë karrierë në ligat e ulëta të Gjermanisë, shkruan Gazeta Olle. Në futbollin tonë njihej më shumë për shtatëlartësinë që kishte.