Barcelona nuk ndodhet në një moment të mirë. Shtatori ka qenë i rëndë për të besuarit e Ernesto Valverde-s. Në tri ndeshjet e fundit të La Liga-s, Messi me shokë kanë marrë dy barazime dhe një humbje ndaj ekipeve që normalisht katalanasit pritet t’i fitojnë me goleadë. Valverde është në rrezik, dhe ndeshja me Tottenham mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij. Një tjetër rezultat negativ do të ishte fundi i tij. Dhe mesa duket klubi ka nisur bisedimet me kandidatin kryesor për ta zëvendësuar në stolin e Camp Nou. Ai është një emër që njihet nga të gjithë pasi ka luajtur për shumë vite aty duke fituar gjithçka. Bëhet fjalë për Thierry Henry, i cili ka kohë që po kërkon një klub për të vijuar karrierën e tij si trajner pas eksperiencës si asistenti i Martinez te Belgjika. Sipas drejtuesve ai do të ishte pasardhësi ideal i Valverde-s. Ai e di ç’do të thotë të veshësh fanellën e klubit dhe mund ta përballojë presionin e madh të tifozëve, të cilët nuk e kanë harruar.