Ish-lojtari i Aston Villa, Bolton dhe U-21 i Anglisë Jlloyd Samuel ka vdekur gjatë një aksidenti automobilistik në moshën 37-vjeçare. Përplasja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në Cheshire të martën në mëngjes, pak pasi kishte lënë fëmijët e tij në shkollë.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Trinidad dhe Tobagos nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook. Samuel u tërhoq nga futbolli profesionist në Angli në vitin 2001, duke u transferuar në Iran, por u rikthye në ligën amatore duke luajtur për Cheshire dhe vazhdonte të ishte aktiv. Mësohet se ai dhe një tjetër ish-lojtar Nathan Ellington ishin lojtarë/trajnerë te Egerton FC, në kategorinë e 12-të angleze. Makina e tij Range Rover është përplasur rëndë me një furgon.