Islamabad, 18 korrik – Agjencia pakistaneze për luftë kundër korrupsionit e arrestoi ish-kryeministrin Shakid Kagana Abasi, deklaroi zëdhënësi i Komitetit kombëtar për përgjegjësi – NAB.
Ai nuk dha hollësi për arsyet e arrestimit por vetëm tregoi kopje nga urdhri për arrestim që e shpërndau partia e Abasit, PML-N, në të cilën thuhet se akuzohet për korrupsion, transmetojnë mediat britanike.
Hetimi, siç transmetojnë nga agjencia Anadolia, është hapur për shkak dyshimit për keqpërdorim të detyrës gjatë importit të gazit natyror nga Katari, në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017, gjatë të cilës Abasi ishte ministër i naftës dhe resurseve natyrore.
Bëhet fjalë për tender me vlerë prej 220 miliardë rupave pakistaneze (rreth 1,2 milionë euro)
Ai të premten duhet të nxirret para gjyqit.
Abasi është kryeministri i dytë, pas Nazif Sherifit, i cili është arrestuar vitin e kaluar nën akuzën për korrupsion.
Ish-presidenti Asaf Ali Zardari tashmë gjendet në paraburgim, për shkak dyshimit se ka marrë pjesë në një marrëveshje korrupsioni për larje parash.