Shkup, 26 tetor – Për dekorim dhe fishekzjarrë, Qyteti i Shkupit planifikon të harxhojë saktë 174 mijë euro, që është për 30 mijë euro më shtrenjtë se vitin e kaluar. Por shuma do të rritet sepse ende nuk është publikuar tenderi i ahengut të vitit të ri., njofton Koha.Në euforinë e përzgjedhjes autoritetet e Qytetit të Shkupit nënshkruan dy tenderë të ndryshme me 135ka kërkohen firma që do ta përpunojnë dhe realizojnë dekorimin e qytetit për pritje të Vitit të Ri 2018. Për drita dekorative do të harxhohen 160 mijë euro, ndërsa për fishekzjarrë qyteti planifikojnë të harxhojë 11 mijë euro. Kreu i ri i Shkupit, Petre Shilegov në një bisedë për Tv24 thotë se ende nuk i ka parë tenderët për këtë qëllim, por si gjithë të tjerët që janë më veç të shpallur në ndërkohë do ti shqyrtojë. “Të gjitha punët aktuale dhe procedurat e shpallura do të shqyrtohen me revizion. Të nevojshmet do të vazhdohen, ndërsa të tjerat do të stopohen” , ka thënë Shilegov. Nga kabineti i kryetarit në largim Koce Trajanovski, nuk janë përgjigjur përse manifestimi i vitit 2018 kushton më shtrenjtë se ai i 2017-ës. Vitin e kaluar për manifestimin e vitit të ri u harxhuan 32 mijë euro. Këtij çmimi duhet ti shtohen edhe 130 mijë euro që shkuan për dekorimin e qytetit. Në nivel botëror, por edhe në Ballkan, vitet e kaluara ka pasur disa iniciativa për anulimin e festive të hapura të vitit të ri, ndërsa këto para të donohen për qëllime humanitare.