Sulmuesi më i ri i Premier Ligës, Emiliano Sala, dyshohet se mbrëmjen e djeshme është zhdukur me aeroplanin që po udhëtonte nga Franca për në Angli.
Aeroplani u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën në Casquets para 12 orëve.
Ish-klubi i sulmuesit të Premier Ligës Emiliano Sala, po lutet për gjendjen e ish-lojtarit të tyre.
Skuadra e Chamois Niortais në rrjetin social Twitter ka postuar një status ku shkruan: “Na thuaj që është shaka Emi, të gjithë lojtarët e skuadrës janë duke menduar për ty”.
Cardiff City e kishte zyrtarizuar transferimin e Lanës nga Nantes për 17 milionë euro të shtunën dhe Sala ishte kthyer në Francë për t’u thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij para se ta fillonte pjesën e mbetur të sezonit me klubin e ri.
Ai pritej të ishte i pranishëm në seancën stërvitore të Cardiffit sot në mëngjes.
Tanimë kanë filluar kërkimet e shumta për ta gjetur aeroplanin me të cilin udhëtonte Sala, i cili e kishte humbur kontaktin me qendrën Casquets mbrëmë në orën 21:30.