Uashington, 18 shtator – Ish këshilltarja Olivija Troj e nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens, e ka kritikuar përgjigjen e Trampit për pandeminë dhe tha se planifikon të votojë për Xho Bajden.
Republikania Olivia Troj ishte koordinatore kryesore e aktiviteteve të shtabit të krizave për zbulim të pandemisë së koronavirusit, të udhëhequr nga Pens, ndërsa Shtëpinë e bardhë e braktisi në korrik.
Në video ë publikuar nga grupi “Votues republikan kundër Trampit”, Troj thotë se administrata e presidentit amerikan kah mesi i shkurtit tashmë e ka ditur se Kovid-19 do të bëhet pandemi e madhe në SHBA, dhe se Tramp nuk ka dashur të dëgjojë për atë, sepse brengë më të madhe i ka pasur zgjedhjet dhe si do të ndikojë situata e tillë në reputacionin e tij te votuesit.
“E vërtetë është se ai me të vërtetë nuk është kujdesur për askënd përveç për veten”, tha ajo në video.
“Nëse presidenti me seriozitet e ka kuptuar virusin…do ta parandalonte përhapjen, do të shpëtonte jetë”, shton Troj.
Tramp deklaroi se asnjëherë nuk e ka njoftuar Olivija Troj dhe se ajo ka shkruajtur “letër të bukur” pas braktisjes së Shtëpisë së bardhë, në të cilën e lavdëron administratën.