UFC ka shpallur dy ndeshje spektakolare për natën finale të vitit. Ish-mbreti i peshës bantam Dominik Kruz do të rikthehet pas një viti pushim teksa Francis Ngannou do të ndeshet ndaj kandidatit numër një Alistair Overeem. Kruz nuk ka luftuar që prej 30 dhjetorit kur u mposht nga Kody Garbrandt dhe do të rikthehet ndaj Rivera. “EL Terror” Rivera po kalon një ecuri fantastike me 20 fitore radhazi dhe nuk ka humbur një ndeshje që prej vitit 2008. Kruz do të mundohet të rikthejë lavdinë e dikurshme në UFC pasi u mund rëndë nga Garbrandt. Fituesi i Kruz-Rivera do të vendosi sfiduesin e ri për titullin kampion. Lufta mes Kruz-Rivera zhvillohet sonte (e shtunë) në “T Mobile Arena” në Vegas.