Stërvitja në qendrën stërvitore të Leicester Cityt ka dhuruar momente pikante. Ylli i skuadrës, Jamie Vardy është veshur me uniformë të “spiderman” dhe i ka befasuar shokët e skuadrës. Ai fillimisht është fshehur për t’iu dalë në befasi atyre por më pas ka vijuar stërvitjen po me ato rroba.