Kemi parë shumë shembuj ish-futbollistësh që më pas janë bërë trajnerë, edhe në moshë të re. Eshtë tendenca e fundit dhe nuk ka më frikë dështimi. Kështu, do të vazhdojmë të dallojmë emra të rinj në pankinë.
Por, varet nga cila kategori e nis aventurën në stol si trajner. Paolo Montero e ka nisur pak vite më parë aventurën e tij në këtë tjetër “fushë”, teksa kthehet në Itali të drejtojë në Serie C, me ekipin e Sambenedettese. Në vitin 2014 nisi këtë rrugë, duke drejtuar ekipe si Penarol, Boca Unidos, Colon dhe Rosario Central. Në 2017-n, përvoja e fundit në stol.
Tani, Montero është gati për një aventurë të re në Itali, e para në Europë si trajner.