Ish-interisti kandidati kryesor për stolin e Realit

Trajneri i ekipit të dytë të Real Madrid Santiago Solari ka ndezur akoma më shumë spekulimet e shkarkimit të Julen Lopetegui-t pasi ka pranuar se është në pritje për stolin e Los Blancos. Të dielën, Solari shprehet për gazetarët: “Jemi të gjithë këtu për të ndihmuar klubin, sidomos në kohë të vështira.” Lopetegui ka tre humbje radhazi, ecuria më e keqe e klubit që prej sezonit 2006/07 nën drejtimin e Juande Ramos. Ai gjithashtu do të mbahet mend si trajneri që ishte nën drejtimin e Real Madrid gjatë thatësirës më të madhe të historisë së klubit.

Ndërkohë Solari ka udhëhequr ekipin B, që ndryshe quhet Castilla, drejt kategorisë së tretë duke ndërtuar një marrëdhënie me yllin e së ardhmen Vinicius Junior. Solari, ish-lojtar i Real Madrid dhe Inter, do të ishte trajneri i përkohshëm nëse do të shkarkohej Lopetegui dhe ecuria e tij në ndeshjet e para do të vendoste nëse do të qëndronte apo jo në klub.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com