Ka disa shenja që na tregojnë nëse është apo jo një çmenduri të kthehemi me ish të dashurin tonë. Ja të dhënat që na tregojnë se po, ja vlen ta besh.
Të kthehesh tek ish-i dashuri: kur?
Kthimi me një ish konsiderohet njëzëri si një gabim. Shpesh thuhet se supë e ringrohur nuk është kurrë e mirë, se një gjë e thyer nuk mund të rregullohet, por në realitet gjërat nuk janë të thjeshta dhe nuk shkojnë gjithmonë në këtë mënyrë.
Nëse ishi juaj kthehet, i pjekur, i ndryshuar, me synimin serioz për të rimarrë atë që ai ka humbur, atëherë kjo mund të jetë një ide e mirë për t’i dhënë atij një shans. Ai do të duhet të provojë atë që ai thotë me fjalë dhe natyrisht të lënë kohën e duhur.
Ja sinjalet që ju tregojnë nëse ia vlen të ktheheni me të apo jo.
1-Ndryshon qëndrimin
Nëse ai ndryshon të gjitha qëndrimet që kanë çuar në ndarjen tuaj, atëherë mund të jetë mirë t’i jepni një shans.
2-I pranon të gjitha gabimet e tij
Nëse ai rrëfen të gjitha gabimet që ka bërë gjatë historisë suaj dhe thotë se është gati ti korrigjojë ato, atëherë ai mund të meritojë faljen tuaj.
3- Jep fakte
Fjalët e bukura janë të gjithë të aftë t’i thone, por nëse nuk përputhen me faktet, është e kotë të provosh përsëri.
4- Gjestet e tij tregojnë se ai është i sinqertë
Nëse duket dhe gjestet e tij tregojnë se ai është i sinqertë, atëherë i jep atij një shans të ri.
5-Nuk ju bën të ndiheni fajtorë
Nëse nuk përpiqet të të bëj të ndjehesh fajtor dhe te akuzojë, atëherë ka shumë të ngjarë që është e drejtë të ktheheni së bashku.
6- Nuk kërkon falje
Nëse i dashuri juaj nuk kërkon falje për sjelljet e tij të kaluara, por merr të gjitha përgjegjësitë e rastit atëherë mund të jete e drejte të kthehesh me të.
7-Nuk ju nxit
Nëse ai respekton kohën dhe vendimet tuaja, pa u ngutur ai është një djalë që ia vlen të luftosh.
8-Duket i pjekur
Pjekuria nuk simulohet lehtë kështu që nëse e shihni atë të rritur, ndoshta është.
9- Ju përgjigjet pyetjeve tuaja
Nëse keni nevojë ti bëni pyetje, madje edhe për mënyrën se si dhe me kë ka kaluar kohën që nuk keni qënë bashkë, kjo do të thotë që ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe është pozitiv.