Shkup, 27 nëntor – Identifikohet njëri nga dy viktimat që pak orë më parë ndërroi jetë, pasi pronari i këmbimores në lagjen Kisella Vodë gjuajti dhe vrau dy hajnat që kishin dashur të vidhnin këmbimoren. Gazeta KOHA merr vesh se i vdekuri, i nacionalitetit maqedonas, është një ish i burgosur dhe i njohur për policinë si person me dosje të rëndë kriminele, ndërkohë që po punohet për identifikimin e viktimës tjetër, gjithashtu pjesëmarrës në tentim-vjedhje.
“Për shkak të mungesesë së ndonjë dokumenti identifikues, viktimën e dytë akoma nuk e kemi identifikuar. Megjithatë po punohet në ndriçimin e plotë të rastit”, thonë për KOHA nga policia e Shkupit!
Ndryshe, te maskuar, dy grabitësit tashmë të vdekur, ishin futur në këmbimoren e pronarit me emrin Goce dhe ne karikatorë të pistoletës, e kishin goditur pronarin në kokë, i cili megjithatë kishte arritur të arrij deri te revolja dhe t’i vret dy hajnat. (koha.mk)