Lyudmila Putin ishte gruaja e Vladimir Putin për tri dekada. Ata ishin takuar në Leningrad, ishin martuar më 1983 dhe ishin shpërngulur në Lindje të Gjermanisë. Kur u kthyen në Rusi më vonë, Putin filloi rrugëtimin e tij për t’u bërë njeriu më i fuqishëm në vend – nëse jo në planet. Por përderisa Putin filloi t’i arrinte qëllimet e veta, Lyudmila filloi të shfaqej gjithnjë e më pak në publik. Thashethemet thoshin se ajo kishte shkuar në një manastir. Në qershor të vitit 2013, çifti njoftuan se do të ndahen. Prej atëherë, bota nuk dëgjoi më për gruan e Putin – deri më sot. Tani, rreth katër vjet më pas, detajet rreth jetës së re të ish-gruas së Putinit janë duke dalë në internet. Dhe ajo nuk është në ndonjë manastir të largët, por në një vilë evropiane duke jetuar një jetë të përsosur me burrin e saj të ri – që është 20 vjet më i ri se ajo. Ueb-faqja ruse e lajmeve ‘Sobesednik’ zbuloi marrëdhënien e re të ish-gruas së Putinit, duke treguar se 58-vjeçarja ishte martuar përsëri dhe kishte ndryshuar emrin e saj. Fotografitë që e shfaqin çiftin në Aeroportin e Londrës u publikuan këtë vikend nga ueb-faqja Starhit.