Erjona Sulejmani po e shijon jetën në maksimum që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Blerim Xhemaili, me të cilin ka një djalë. Modelja me origjinë nga Shkodra ka mbi 263 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, të cilët i surprizon herë pas here me foto provokuese, ku shfaq “armët” që i ka falur nëna natyrë.
Këto ditë të ftohta dimri Erjona i ka kaluar në plazhet e Miamit, ku ka nxehur edhe më shumë temperaturat me impostimet e saj seksi.