Skuadra e Portos kishte mbrëmjen e djeshme një ndeshje shumë të rëndësishme për ecurinë në kampionat teksa luante në transfertë ndaj Bragës. Në fund Porto arriti të merrte 3 pikët nga takimi, por gjatë sfidës ajo bëri më shumë përshtypje ishte dëmtimi i çuditshëm që pësoi Alex Tejes. Ish-futbollisti i Interit mori përsipër ekzekutimin e një 11 metërshi, teksa e shndërroi në gol dhe arriti të barazonte shifrat e ndeshjes.
Mirëpo, menjëherë pasi goditi penalltinë, mbrojtësi e pati të pamundur të vazhdonte, ndërsa të gjithë të pranishmit mbeten të shtangur për të kuptuar momentin e dëmtimit. Megjithë, ndërhyrjen e stafit mjekësor të ekipit, Tejes e pati të pamundur të vazhdonte lojën, ndërsa në pamjet filmike duket se futbollisti ka pësuar një tërheqje pas momentit të goditjes nga pika e bardhë.
Ndërkohë, në vazhdim Porto realizoi edhe një tjetër gol nga 11 metrat për të marrë triumfin në transfertë dhe ndan kryesimin e kampionatit sëbashku me Benfikën me të dyja skuadrat që kanë grumbulluar 66 pikë.